Heqja e qimeve me Lazer
Heqja e qimeve me brisk apo dyll mund të jetë e bezdisur, për të mos thënë e dhimbshme. Nëse jeni kliente në kërkim të heqjes së qimeve të padëshiruara, Medispa e ka gati zgjidhjen e përsosur për ju në formën e pajisjes më efikase të heqjes së qimeve efikase në të gjitha stinët nga Nd:YAG.
Si funksionin heqja e qimeve?
Pajisja e lazerit e realizon heqjen e qimeve të padëshiruara duke nxjerrë një rreze drite me përqendrim të lartë që kalon në të gjitha zonat e trupit. Pigmenti që kanë rrënjët e qimeve të zonës ku do të hiqen qimet, thith dritën që çlirohet nga lazeri. Lazeri pulson për një fraksion të sekondës, kohë e cila mjafton për të avulluar pigmentin, për të goditur disa rrënjë njëherësh për të ulur ose penguar rirritjen e qimes. Qimet kanë ciklin e tyre të rritjes, dhe në pjesë të ndryshme të trupit, mund të ketë qime të cilat janë në faza të ndryshme të ciklit të rritjes. Me heqjen e qimeve me lazer, vetëm rrënjët e qimeve që janë në fazat aktive të rritjes së tyre, goditen plotësisht.
Pas trajtimit të heqjes së qimeve me lazer, qimet e mbetura mund të jenë të pahequra plotësisht, meqë disa qime janë më të forta se të tjerat. Rezultatet e trajtimit të heqjes së qimeve me lazer mund të jenë të ndryshme në varësi të personit, të faktorëve të tillë si struktura hormonale që ndikon në rritjen e qimes, lloji i qimes, ngjyra e qimes, prejardhja etnike dhe zona specifike që do trajtohet.