Prerje Floku Unike & të personalizuara
Prerja e flokëve është një formë arti dhe baza për stilimin e flokëve. Ajo i jep formë dhe modelon stilin e flokëve. Pa një prerje të mirë, profesionale, nuk mund të bëhet stilimi. Kur modeloni një prerje, ju nevojiten katër aspekte të rëndësishme: saktësia, teknika të mira, krijimtaria dhe ndjesia e balancimit. Aty duhet të ndërthuret balancimi, vijëzimi, lëvizshmëria dhe forma e fytyrës.
Te Medispa, stilistët e flokëve janë trajnuar që të presin flokët sipas procesit të të mësuarit të strukturuar dhe formal. Ne bëjmë prerje unike dhe të personalizuara që i përshtaten më së miri fytyrës tuaj. Parukierët gjithmonë kanë në fokus theksimin e këndeve unike për të nxjerrë më në pah tiparet e fytyrës.

