Ujë termal, baltë, dora e ekspertit. Buzëqeshja juaj s’ka qenë kurrë kaq rrezëllitëse.
Nëse kënaqësia nga një masazh apo trajtim s’ka të krahasuar me asgjë tjetër, trajtimi spa i fytyrës është përvojë që s’ka fjalë ta përshkruajë. Mirëqenie, shkëlqim, ekstazë – këto janë të vetmet fjalë që klientët tanë përzgjedhin për të përshkruar trajtimet tona të fytyrës.
Është e vërtetë që fytyra është pasqyra e shpirtit dhe po të gjykosh nga buzëqeshjet rrezatuese pas trajtimeve të fytyrës, kjo përvojë pa dyshim ta mbush plot dhe shpirtin.
Pastrimi, trajtimet kundër pasojave të moshës, trajtimet peeling, maskat argjilore, masazhet kundër stresit, seancat me radiofrekuencë – këto janë trajtimet që ju presin për t’ju ofruar bukuri dhe shkëlqim pa fund.
Pastrimi ripërtëritës i fytyrës
Pastrimi i thellë dhe njëkohësisht qetësues i fytyrës që heq papastërtitë e lëkurës, duke e bërë atë rrezëllitëse dhe të tërhequr. Pastrimi i fytyrës është trajtim estetik bazë i domosdoshëm për të hequr papastërtitë dhe pikat e zeza dhe puçrrat akneike.
Ai është tradicional, trajtim kryesor për të ruajtur funksionalitetin e duhur të fytyrës dhe parandalon e pakëson problemet më të përhapura të fytyrës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Trajtimi intensiv i fytyrës për lëkurë të ndjeshme
Trajtim novator ripërtëritës, hidratues dhe qetësues për lëkurë të ndjeshme dhe delikate. Veprim anti inflamator dhe ristrukturues për lëkurë me brishtësi kapilare dhe probleme të skuqjes nga mikroqarkullimi i enëve të gjakut të fytyrës. Vetitë kundër acarimit të produkteve të PHYT’s-it, e qetësojnë lëkurën e irrituar dhe nxisin ripërtëritjen e lëkurës, duke krijuar një lëkurë më të hidratuar, të tërhequr dhe të rigjeneruar.
Trajtimi me radiofrekuencë
Trajtimi jo kirurgjikal kundër efekteve të moshës që i jep fytyrës shkëlqim dhe ndryshim tonaliteti të menjëhershëm. Falë harmonizimit të veprimit të rafiofrekuencave dhe përbërësve të paçmueshëm të produkteve me origjinë natyrore të PHYT’s-it, ai ofron veprim efikas lëmues dhe ripërtëritës të lëkurës, nxit rikrijimin e kolagjenit dhe ndihmon në përmirësimin e shenjave të kohës.