Trajtimet e trupit

Trajtimet tona të trupit ju bëjnë të ndiheni si në parajsë…

 

S’ka kohë më të çmuar se ajo që i kushtohet trupit tonë, pasi përkujdesja për trupin nënkupton përkujdesje për shpirtin. Spa nuk do të thotë vetëm ujë, mbi të gjitha nënkupton përkujdesje. Kjo është arsyeja që trajtimet spa të trupit kanë një vend të veçantë në propozimet tona të panumërta.

 

Estetika spa vë në përdorim pajisjet më novatore e të përparuara gjithashtu, shfrytëzon parimet e trajtimit dhe të origjinës së spa-ve, por është e pasuruar me elementë natyrorë siç janë: kripa e detit dhe vajrat bimorë. Përkujdesi për trupin është mënyra më e mirë për t’u ndjerë mirë shpirtërisht.

Peeling Ripërtëritës 100% natural për trupin

Trajtim i ri natyral i ripërtëritjes së lëkurës për një lëkurë jashtë mase të lëmuar dhe të tonifikuar dhe butësi e elasticitet në pritje për t’u zbuluar. Në këtë trajtim, vetitë e ujit termal të ndërthura me kripërat e Himalajeve, të pasuruara me vajra me ekstrakte bimore për një veprim të heqjes së lëkurës së vdekur që stimulon ripërtëritjen e qelizave dhe e ushqen në thellësi lëkurën. Trajtim shumë i mirë para daljes në diell. Ideal për përgatitjen e çdo trajtimi estetik spa të mirëqenies së trupit dhe të mendjes.

Trajtim trupi me Radiofrekuencë

Radiofrekuenca ka dhënë prova që është efikase në trajtimin e problemeve të lëkurës të shkaktuar nga celuliti, humbja e tonifikimit të lëkurës në krahë dhe të zonës së brendshme të kofshëve dhe të vitheve.

Our Centre

Rruga: “Dervish Hima”, Ambasador 3 Rezidence, Floor 8

Mail Us

medispa3@gmail.com

Call Us

+355 69 70 99 709

BOOK NOW

Your Treatment




MATT EFFECT

SAUNA READY

RELAX ZONES

NATURAL MASK