Hair Treatments

 

Prerje Floku  Unike & të personalizuara

Prerja e flokëve është një formë arti dhe baza për stilimin e flokëve. Ajo i jep formë dhe modelon stilin e flokëve. Pa një prerje të mirë, profesionale, nuk mund të bëhet stilimi. Kur modeloni një prerje, ju nevojiten katër aspekte të rëndësishme: saktësia, teknika të mira, krijimtaria dhe ndjesia e balancimit. Aty duhet të ndërthuret  balancimi, vijëzimi, lëvizshmëria dhe forma e fytyrës.

Te Medispa, stilistët e flokëve janë trajnuar që të presin flokët sipas procesit të të mësuarit të strukturuar dhe formal. Ne bëjmë prerje unike dhe të personalizuara që i përshtaten më së miri fytyrës tuaj. Parukierët gjithmonë kanë në fokus theksimin e këndeve unike për të nxjerrë më në pah tiparet e fytyrës.

Shërbimet e Modelimit të flokëve

A keni ëndërruar ndonjëherë për ndryshimin e e modelit origjinal të flokëve tuaj? Që kaçurrelat plot shkëlqim t’i bëni të drejta e të derdhura? Apo të bëni onde të dallgëzuara që jua nxjerrin në pah portretin?

Ju zgjidhni modelin dhe ne do jua transformojmë pamjen ashtu siç e dëshironi. Nga flokë të drejtë, shumë të butë si mëndafsh, të derdhur  në kaçurrela të lirshme e  me shkëlqim. Ejani na vizitoni për të mësuar më shumë për këtë shërbim.

Rituali i flokëve

Flokët janë zbukurimi më i pasur i grave, ka thënë Martin Lutre Kingu. Një ritual që u jep energji dhe jetë flokëve mund të stimulojë skalpin dhe të ushqejë flokët nga rrënja deri te maja duke shtuar dendësinë e tyre. Floku përballet me kërcënimet e përditshëm si: rrezet ultra vjollcë, pluhurin, ndotjen, nxehtësinë e tejskajshme, stilimin etj. dhe për këtë trajtimi është sekreti drejt një lumturie të pamatë më pas.

Te Medispa, përdorim produket me përbërës të veçantë që kanë dhënë prova që janë burim natyral për jetëgjatësinë e flokëve. Ne sigurojmë përvojën dhe zgjidhjen më të mirë për të gjitha llojet e flokëve. Bëhuni dëshmitarë të transformimit të flokëve tuaj me një sërë produktesh për trajtim floku që do i gjeni te Medispa.

Our Centre

Rruga: “Dervish Hima”, Ambasador 3 Rezidence, Floor 8

Mail Us

medispa3@gmail.com

Call Us

+355 69 70 99 709

BOOK NOW

Your Treatment




MATT EFFECT

SAUNA READY

RELAX ZONES

NATURAL MASK